Stafi Residencial

Mark dhe Ruth Stoscher
Marku dhe Ruthi janë nga Shtetet e Bashkuara dhe kanë jetuar në Ersekë që prej 1994. Marku është pastor i Kishë Ungjillore dhe Drejtor i Pishtarmbajtësve – Shqipëri. Marku dhe Ruthi kanë studiuar që të dy në Seminarin Fuller në Kaliforni. Ata kanë katër fëmijë.

Elidion dhe Gail Lilo
Doni ishte Drejtori i Shkollës Biblike Udhëkryq për tre vitet e para. Ai ka studiuar tek Pishtarmbajtësit, Angli. Përpara kësaj Doni ka menaxhuar një shtëpi botuese të literaturës së krishterë. Gail është nga Alaska. Ata u martuan në 2007. Kryesisht ajo punon me shërbesat e fëmijëve në kishën lokale, por gjithashtu përkthen në Shkollën Biblike.

Asim Hamzaj
Asim është i diplomuar nga Instituti Biblik Shqiptar (Durrës). Ai e ka përzëmër të shoh kishën shqiptare të rritet. Ai po e ndihmon kishën shqiptare të zbulojë dhe zbatojë parimet e Zhvillimit Natyror të Kishave. Asimi është përkthyesi kryesor në Udhëkryq.

Eric and Kathy Gundy
Eriku dhe Kathi kanë jetuar në Ersekë që prej 1999. Eriku është Drejtori i Programit për kampet verore dhe profesor në Shkollë Biblike dhe duke filluar nga 2007 ai është Drejtori i Shkollës. Ai është diplomuar nga Seminari Teologjik Trinitet në Deerfield, Illënoi. Kathi është ekonimiste dhe kujdeset për llogaritë e shkollës. Ata kanë dy fëmijë.

Bob and Linda Osborne
Bobi dhe Linda kanë kaluar shumë muaj në Shqipëri. Dashuria e tyre për njerëzit i bën ata njerëz me të cilët ke qejf t’u rish pranë. Ata janë Prindrit e studentëve të Shkollës Biblike.

Rebekka Teske
Rebeka u rrit në Gjermani me një zemër të madhe për shqiptarët. Dashuria e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët e ka bërë atë një Kujdestare të mrekullueshme. Kujdesi dhe ngrohtësia e saj për të gjithë studentët është një bekim.


Copyright © 2008 Pishtarmbajtësit-Shqipëri Shkollë Biblike Ndërkombëtare. Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara.