|
Java e Ungjillizimit Studentët do të shërbejnë në kisha dhe organizata të ndryshme të krishtera në Shqipëri. Studentët do të jenë të organizuar në gurpe të vegjël. Gjatë javës së ungjillizimit studentët do të jetojnë me familjet e kishës/organizatës pritëse. Programi do të jetë i ndryshëm në varësi të punës ungjillizuese të kishës apo organizatës.
Çdo të dielë do të ketë një Shërbesë për Studentët. Folësi kryesor i javës do të tregojë nga historia e vet dhe do të predikoj nga Fjala. Studentë janë përgjegjës për plaifikimin dhe pjesëmarrjen në Shërbesën e së Dielës për Studentë. (Të dielave në mëngjes studentët janë të inkurajuar të përfshihen në shërbesën e kishës lokale.) Fundjava e Udhëtimit Udhëkryqi do të organizojë fundjava udhëtimi në disa nga vendet më të bukur historik në Shqipëri. Kjo do të jetë një fundjavë e gjatë që fillon të premte në mëngjes dhe përfundon të dielë në darkë. Fundjava e Udhëtimit është një mundësi e jashtëzakonshme për çlodhje dhe kënaqësi gjatë vizitës në vende historike.
Në dispozicioni tuaj kemi një shumëllojshmëri aktivitetesh sportive. Tek shkolla kemi kullat e alpinizmit, kursin e harkut dhe shigjetës, etj. Gjithashtu do të organizojmë lojra futbolli, volejbolli dhe basketbolli. Kemi gjithashtu kanoe që mund të përdoren në rezervuaret e zonës. |
|
Copyright © 2008 Pishtarmbajtësit-Shqipëri
Shkollë Biblike Ndërkombëtare. Të Gjitha të Drejtat
të Rezervuara.
|