Pishtarmbajtësit në Shqipëri

Në 1999, Kisha Ungjillore në Ersekë u kujdes për refugjatët që vërshuan nga Kosova. 600,000 refugjatë e përmbytën Shqipërinë. Kishat filluan të reagonin.

Kisha Ungjillore Ersekë nisi një bashkëpunim me Schloss Klaus, një Qendër e Pishtarmbajtësve në Austri për t’i ndihmuar refugjatët. Besimtarët në Ersekë punuan krah për krah me besimtarët nga Austria për të ndihmuar të munduarit e luftës – sidomos vejushat.

Në 2001, Pishtarmbajtësit-Shqipëri lindi përmes lutjeve, urtësisë dhe ndihmës se Qendrave të tjera të Pishtarmbajtësve – kryesisht Schloss Klaus. Ndërtesa kryesore e Qendrës në Shqipëri u ble gjatë luftës në Kosovë. Kampet verore i filluam në vitin 2000. Kampet po rriten vazhdimisht. Çdo verë afërsisht 1000 kampistë vijnë në Udhërkyq.

 

Class

 

Në 2003, filluam të lutemi për mundësinë e fillimit të Shkollës Biblike. Zoti e vendosi vizionin në zemrën e Elidion Lilo, i cili vet kishte studiuar në shkollën kryesore të Pishtarmbajtësve në Angli. Shkolla Biblike filloi në 2004 me Donin si drejtor.

Informacion për Qendrat Mbarëbotërore të Pishtarmbajtësve

Copyright © 2008 Pishtarmbajtësit-Shqipëri Shkollë Biblike Ndërkombëtare. Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara.